Rruga “Drishtej” në qytetin e Shkodrës është kantieri i ri ku ka nisur puna. Është një investim i Bashkisë së Shkodrës me vlerë 3.7 milion lekë, i cili do ta transformojë rrënjësisht këtë rruge.

Si në çdo ndërhyrje tjetër, edhe rruga “Drishtej” do të ketë rrjetin E kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, atë të ujësjellësit, asfaltimin dhe trotuaret, sinjalistikën rrugore dhe ndriçimin.

Ndërhyrja në këtë rrugë është kërkuar nga banorët e saj pasi nuk ishte vënë dorë asnjëherë për më shumë se 30 vite.

Punimet po ecin me ritme të kënaqëshme dhe rruga “Drishtej” do të përfundojë para afatit të parashikuar në projekt.

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI “NËNË TEREZA NË PULLAT SHQIPTARE”
Artikulli tjetërMIQËSORJA, SHQIPËRIA NDALET NË BARAZIM ME JORDANINË