Sipas planit të përcaktuar nga Bashkia e Shkodrës, puna për larjen, dezintefktimin dhe pastrimin ka vijuar tek Pedonalja e Molos.

Gjatë këtij procesi, janë larguar mbetjet në krahun e liqenit, të cilat konstatohen se janë hedhur nga bisneset që kanë aktivitetin e tyre në këtë rrugë.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi ka takuar personalisht disa bisnese në Pedonalen e Molos, duke i kërkuar largimin e mbeturinave në konteinerët e vendosur aty ku vetë bisneset kanë kërkuar.

Në prononcimin për mediat, zj. Ademi ka kërkuar bashkëpunimin e bisneseve për mbajtjen pastër të pedonales, duke paralajmëruar edhe vazhdimin e masave administrative- gjobë, për ndotësit e mjedisit të përbashkët.

Për dy ditë me rradhë mjete dhe punonjës të UKSH kanë kryer një punë voluminoze në një nga rrugët më të frekuentuara nga shkodranët. Në të gjithë gjatësinë e saj, është kryer larja e më pas klrorifikimi i pedonales.

 

Artikulli paraprakEMIGRANTËT, ÇETINA: SHQIPËRIA I DHA MESAZH EUROPËS
Artikulli tjetërLUHET TENIS NË HAPËSIRË MES AUSTRONAUTËVE