Bashkia Shkodër është bërë përfituese e dy projekteve të rëndësishme për ekonominë blu. Lajmi është dhënë nga vetë Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë një inspektimi që ajo ka bërë së bashku me Kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Beci, në liqenin e Shkodrës.
Dy projektet përfituese janë pjesë e paketes së madhe prej 25 million euro që Qeveria Italiane i ka dhënë Shqipërisë në formën e kredisë, ndërkohë që për Shkodrën është miratuar projekti për merkatën e peshkut dhe zhvillimi i peshkimit artisanal në Velipojë.
Gjatë vizitës në Shkodër Ministrja Denaj dhe Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, kanë parë nga afër edhe hedhjen e 40 mijë rasat peshku, e cila hidhet për herë të parë që pas viteve 90-të, në liqenin e Shkodrës që ndihmon në shtimin e Krapit në Liqenin e Shkodrës.
Gjatë këtij takimi ministrja Denaj ka kërkuar prerazi nga OMP, Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera ligjzbatuese ndalimin e gjuetisë se paligjshme në liqenin e Shkodrës pasi edhe pse janë hedhur hapa pozitiv në këtë drejtim ende ka denoncime të shumta për gjuetinë e paligjshme në këtë pasuri të të gjithëve.