Bashkia Shkodër po harton një plan vendor të veprimit për energji dhe klimë në harkun kohor të 7 viteve të ardhshme. Projektvendimi u prezantua në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak nga drejtorja e mjedisit, Aida Shllaku ndërsa thotë se buxheti për implementimin arrin në 400 milionë euro.
Ndërkohë që ky projekt u kundështua nga anëtarët e opozitës në këshillin bashkiak, të cilët kanë gjetur parregullsi.
Në fund të diskutimeve, projekt vendimi për miratimin e planit vendor të veprimit për energji dhe klimë 2023 – 2030 u miratua me 34 vota nga anëtarët e këshillit bashkiak.