Zonat pedonale në qendër të qytetit në rrugët e Gjujadolit dhe “Kolë Idromeno” po i kushtohet një vemendje e veçantë nga ndermarrja e shërbimeve dhe punëve publike të Bashkisë Shkodër për mbajtjen pastër të tyre. Por përtej angazhimit Bashkia Shkodër kërkon edhe bashkëpunimin me banorët dhe bizneset për ti hedhur mbetiet ne fashat orare të caktuara.
Nga ana tjetër, brënda pak javësh Bashkia Shkodër do të vejë në funksion edhe një plan të ri për mbetjet nga bimësia.
Zonat pedonale, janë dy prej rrugëve më të frekuentuara nga turistët dhe banorët në Shkodër dhe në këtë linjë kërkohet një koordinim mes banorëve, biznesit dhe operatorit të pastrimit për ti ofruar një pamje sa më dinjitoze dhe të pastër.