Bashkia Shkodër ka organizuar takimin e parë për vizionin e studimit të muzeve të Shkodrës. Me prezencën e ekspertëve të huaj por edhe njohësve të muzeve në Shkodër, ky takim i pare hap një nisëm të re për Shkodrën në krijimin e një rrjeti muzesh në funksion të hartimit të një dokumenti të rëndësishëm për të përcaktuar objektivat e turizmit kulturor në Shkodër.

Studimi do të hartohet sipas udhëzimeve të dakordësuara nga Bashkimi Europian, metodologji që përdoret nga qytetet Europiane për hartimin e studimeve të tilla.

Në takimin e parë janë hedhur diskutime konkrete për këtë inisiative të parë që po zhvillon Bashkia Shkodër për hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm që do të pasohet më pas me investime konkrete. Ky dokument do t hartohet në kuadër të projektit “Porta e Alpeve” që financohet nga Banka Europiane e Investimeve, Qeveria Shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Artikulli paraprakPARLAMENTARET 2025/ KQZ VENDOS: TIRANA ME NJË DEPUTET MË SHUMË, KORÇA ME NJË MË PAK, ZBARDHET LISTA E NDARJES SË MANDATEVE
Artikulli tjetërVEPRIMTARIA E “AT AMBROZ MARLASKAJ”