Në kuadër të bashkëpunimit për binjakzimin në mesin e bashkisë së Pukës dhe komunës Signa në Itali, kreu i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj priti drejtues të lartë të komunës mike të kryesuar nga Gianpiero Fossi, i ngarkuar për ndjekjen e kësaj proçedure nga kreu i komunës Signa.
Kreu i bashkisë së Pukës, Gjonaj gjatë këtij takimi bëri një prezantim të Pukës me të gjithë resurset e saj, ndërsa tha se bashkëpunimi dhe binjakzimi I dy njësive vendore në Shqipëri dhe Itali është një mundësi e mire në shkëmbimet e ndërsjellta.
Fossi teksa falenderoj për mikpritjen Gjonaj tha se ishte I lumtur që po ndiqte këtë proçes të rëndësishëm binjakzimi, ndërsa përcolli përshëndetjet e kreut të komunës së Signas.
Më tej kreu i bashkisë së Pukës i njohu miqte e ardhur me qytetin, resurset e tij, ndërsa pjesë e levizjes ishin dhe vizitat në institucione të ndryshme gjatë të cilave Fossi shprehu habin për kushtet bashkohore që I karakterizonin.