Bizneset që do punësojnë më shumë se 50 punonjës në njësinë vendore të Pukës nuk do të paguajnë taksë vendore. Ky fakt është konfirmuar nga kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, i cili pohoi se synimi kryesor është thithja e investitorëve. Kjo pritet të ketë impakt pozitiv në uljen e papunësisë në këtë rreth. Gjonaj premtoi edhe uljen me 30 % të taksave për biznesin e vogël. 

Numri i personave të papunë në Pukë është shumë i lartë, ndërsa mundësitë për punësim janë tejet të vogla.

Artikulli paraprakFSHATI DUKE, NJË ZONË E HARRUAR NGA SHTETI
Artikulli tjetërTUKAJ: LERA S’KA TË DREJTË, MJETET 8+1 S’DUHET TË JENË NË SHOQATË