Prej disa ditësh Bashkia Shkodër ka nisur punën për projektin “Ndërtim trotuari dhe sistemim kanali në Gomsiqe” në Njësinë Administrative Velipojë.
Kjo zonë turistike është në fokusin e bashkisë e cila ka akorduar një shumë prej 90 milion lekësh të reja për të investuar në përmirësimin e infratrukturës.
Kreu i njësisë administrative Velipojë Altin Kaci tregon se projekti i parë ka nisur zbatimin dhe bëhet ë fjalë për ndërtim trotuari dhe sistemim kanali në fshatin Gomsiqe
Të tjera projekte për infrastrukturën do të nisin që të zbatohen në zonën turistike të Velipojës thotë Kaci i cili shprehet optimist se do të përundojnë përpara nisjes së sezonit turistik
Investimi mundësohet nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër në një zonë mjaft të frekuentuar edhe për shkak të turizmit, siç është plazhi i Velipojës.
Rruga kryesore që të çon drejt plazhit nga qendra e fshatit në bregdet i ka dhënë një pamje ndryshe kësaj zone e ndërsa është edhe pedonalja 1.4 kilometër që ndan brezin e rërës nga ndërtesat.
Ndërsa pritet të zgjidhet plotësisht furnizimi me ujë të pijshëm dhe çështja e kanalizimeve.