Sipas planit të veprimit të miratuar, Bashkia e Shkodrës vazhdon punën për pastrimin e kanaleve kulluese të dyta dhe të treta. Aktualisht, po punohet në Njësinë Administrative Dajç dhe në Velipojë. Konkretisht, po punohet në Shirq të Dajçit, ku janë pastruar 15.300 metër linear nga 18.850 metër linear të planifikuara.
Ndërsa është në përfundim pastrimi i rrjetit në Shirq, ka përfunduar plotësisht puna për fshatin Darragjat. Në vijim, puna do të përqendrohet në Njësitë Administrative Guri i Zi dhe Berdicë