Në Qendrën Komunitare për Familjen nr. 4 paraditen e kesaj te enjte , u organizuaa një aktivitet me gratë rome të cilat frekuentojnë dhe marrin shërbime pranë kësaj qendre.

Komuniteti rom në të gjithe botën përballet me sfida të shumta dhe ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbështetjen dhe integrimin në jetën social ekonomike të këtij komuniteti.

Sot, gratë kanë mundësi të njihen me të drejtat e tyre dhe mundësitë e integrimit dhe përfshirjes së tyre përmes shkëmbimit të eksperiencave të tyre si dhe të njihen me eksperienca pozitive të integrimit në tregun e punës .

Si një mënyrë për të promovuar vlerat tradicionale të këtij komuniteti, gratë përgatitën dhe servirën për pjesëmarrësit disa nga ëmbëlsirat e tyre tradicioinale si një mënyrë të shkëmbimit të vlerave dhe potencialeve që ka ky komunitet.

 

Artikulli paraprakPROTESTAT, REAGON KONFERENCA IPESHKVNORE
Artikulli tjetërTRUSH, MUNGESË TË BAZËS USHQIMORE PËR BAGËTINË