Bashkia Shkodër në bashkëpunim me projektin Agro Turizëm Albania të mbështetur nga USAID dhe Ambasada e Suedisë, organizojnë aktivitetin me temë “Promovimi i vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të territorit të 11 njësive administrative”.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të aktiviteteve të Bashkisë Shkodër në mbështetje të zhvillimit ekonomik si dhe zhvillimit të integruar dhe të balancuar të të gjithë territorit të saj duke u fokusuar këtë herë në promovimin e produkteve të sektorit bujqësor agropërpunues sipas njësive administrative të Bashkisë Shkodër.

Në këtë aktivitet do të prezantohen të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Shkodër me produktet vendase, me pasuritë e tyre kulturore dhe gatimin tradicional. Në koordinim me programin e këtij aktiviteti, Bashkia Shkodër do të organizojë një takim me qëllim prezantimin e programeve dhe projekteve me rëndësi për zhvillimin dhe promovimin e zhvillimit territorial të saj.

 Në këtë takim do të jenë prezent donatorë dhe aktorë të tjerë, të interesuar në zbatimin e këtyre projekteve. Aktiviteti për promovimin e vlerave dhe resurseve të territorit, mbështetet nga Projekti Agro Tourizm Albania, qellimi i së cilës është përmirësimi i kushteve të jetesës së banorëve në zonat rurale të qarkut te Shkodrës, duke promovuar agroturizmin si dhe rritur ndërgjegjësimin e grupeve të interesit dhe duke ndërtuar modele të zhvillimit agro turistik nëpërmjet asistencës financiare dhe teknike.

Artikulli paraprakRAMA: GJYKATA KUSHTETUESE, E PAANSHME
Artikulli tjetërFATMIR XHAFAJ KUNDËR PROKURORISË