Situata ne territorin e Bashkise Shkoder

 

Bashkia Shkodër, administrata e saj, administrata në çdo Njësi Administrative dhe rajon të Shkodrës, janë në punë dhe në gadishmëri, janë në territor pranë njerëzve. Strukturat Bashkisë si: Ujësjellësi Shkodër, Policia e Bashkisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Bujqësore dhe të Kullimit, kanë monitoruar 24/24 për dy ditë me rradhë situatën nga terreni Në rastet kur ka patur bllokime të rrugëve nga reshjet, inertet apo nga mbetjet, e si rrjedhojë nuk ka qënë e mundur qarkullimi i ujërave në infrastrukturën nëntokësore, është ndërhyrë menjëherë duke pastruar kanalizimet e ujërave të bardha. Kemi komunikim të vazhdueshëm me banorët e zonave me presence uji përmes stafeve tona, dhe strukturave në terren. Kemi mbajtur të informuar për situatën dhe pritshmëritë banorët, mediat dhe Prefektin e Qarkut Shkodër. Komunikimi mediatik përmes rrjetit social dhe faqes zyrtare të Bashkisë dhe njëkohësisht, informimi zyrtar me Agjensinë e Reformës Territoriale në Tiranë është bërë në kohë reale dhe pa asnjë vonesë. Sot i kemi kërkuar Ushtrisë automjete të larta për transportimin dhe komunikimin në Anë të Malit, Obot, Kuç (NJA Guri i zi) dhe Harku i Bërdicës në NJA Bërdicë. Ulja e nivelit të Lumit Kir është tregues se situata nuk është krijuar nga reshjet, por nga keqmenaxhimi i shkarkimeve, mungesa e transparences në nivelin e publikuar të shkarkimeve. Mungesa e informacionit të saktë në orët në vazhdim vështirëson menaxhimin e situatës dhe krijon pasiguri tek popullata. ​ Duke ditur parashikimin e motit dhe nivelet e shkarkimeve mund t’i paraprijmë situatave që mund të krijohen. Fundi i bashkëbisedimit Dërguar nga Mesenxheri

Artikulli paraprakRAMA:MOTI DREJT PERMIRESIMIT,NESER PARASHIKOHET DITE E QETE
Artikulli tjetërREPUBLIKANET RUAJNE SHUMICEN NE TE DYJA DHOMAT E KONGRESIT