Bashkia Shkodër afro një muaj më parë emëroi drejtorët e rinj të 5 drejtorive pas një konkursi të zhvilluar. Një prej tyre që u emëruar është edhe drejtori i planifikimit dhe zhvillimit të territorit Taulant Dibra i cili sipas burimeve të Star Plus mësohet se ka dhënë dorëheqjen dhe nuk do të jetë më në këtë post të rëndësishëm. Ende pa filluar mirë punën Dibra ka paraqitur dorëheqjen pranë kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci për arsye që ende nuk dihen. Është e paqartë se cila janë shkaqet por tashmë Dibra ka vendosur që të largohet nga ky pozicion. Taulant Dibra është një arkitekt i njohur në Shqipëri i cili ka marrë pjesë në projekte shumë të rëndësishme në gjithë vendin.

Ndërkohë ajo që pritet është emërimi i drejtorit të ri të planifikimit dhe zhvillimit të territorit në bashkinë Shkodër. Është një prej drejtorive më të rëndësishme në bashkinë Shkodër sepse lidhet drejtpërdrejtë me zhvillimin urban të qytetit ndaj pritet që në një kohë sa më të shpejtë të bëhet emërimi i drejtorit të ri. Ende nuk dihet nëse do të ketë një tjetër konkurs ashtu si në fund të muajit prill të këtij viti kur u zgjodhën 5 drejtorët mes të cilëve edhe Taulant Dibra që u dorëhoq apo do të jetë me një emërim direkt të kryebashkiakut.

Zhvillimi i territorit ka një peshë të rëndësishme për bashkinë Shkodër që duhet të ecë me hapa të shpejtë për ta përmirësuar edhe më shumë qytetin dhe njësitë administrative. Dibra sapo është dorëhequr edhe ende nuk dihet se kush mund të jetë drejtori i ri i planifikimit dhe zhvillimit të territorit por pritet që ky proces tashmë të përfundojë sa më parë.

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË”/ BASHA ME 100 EKSPERTË PREZANTOJNË PROGRAMIN E PD-SË
Artikulli tjetërBASHKIA PLAN PËR ENERGJINË DHE KLIMËN