1 qershori dita ndërkombëtare e fëmijëve është festuar nga bashkia Shkodër me një aktivitet kulturor e sensibilizues të organizuar në qendër të qytetit.
Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi në fjalën e saj tha se kërkohet një mbështetje edhe më e madhe për fëmijët. Lira Smaka, inspektore e drejtorisë rajonale të arsimit u shpreh se sot është dita për t’i thënë ndal dhunës ndaj fëmijëve. Një grup nxënësish nga Tropoja kanë ardhur në Shkodër në mbështetje të fëmijëve jetim. Aktiviteti për fëmijët u zhvillua nga bashkia Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të arsimit, qendrën kulturore të fëmijëve dhe OJF-të partnere.