1 qershori dita ndërkombëtare e fëmijëve është festuar nga bashkia Shkodër me një aktivitet kulturor e sensibilizues të organizuar pranë pedonales se urës se Bunës .
Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi në fjalën e saj tha se kërkohet një mbështetje edhe më e madhe për fëmijët.
Koncerti festiv me fëmijët e qytetit tw shkodrws si dhe larmitë e këngëve dhe të valleve të debutuara nga fëmijët e kopshteve krijuan nje atmosferë festive për të pranishmit .
Nuk munguan dhe lojërat interaktive me animatorët të improvizuar si Kllouni dhe Borëbardha.
Aktiviteti për fëmijët u zhvillua nga bashkia Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të arsimit, qendrën kulturore të fëmijëve dhe OJF-të partnere.