Albanian ICT Awards, një event i cili zhvillohet për të katërtin vit me rradhë në Shqipëri në promovim të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Bashkia Shkodër për herë të parë merr pjesë në këtë event përmes prezantimit teknik të Sistemit të Integruar të Zyrave me Një Ndalesë duke u nominuar në listën e fituesve të kategorisë “Shërbimi Publik më i mirë i vitit”. Ky eshte nje moment dhe nje ngjarje e cila vleresohet si teper e rendesishme per Bashkine e Shkodres si një hap të rëndësishëm drejt e-Qeverisjes Vendore dhe angazhimit të institucionit drejt përmirësimit të shërbimeve administrative ndaj qytetarit. ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 4-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards IV” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 4”). Objektivi kryesor i një ngjarje të tillë është shfaqja e arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në fushën e TIK-ut, të identifikohen, të shpërblehen dhe promovohen individët më të dalluar dhe udhëheqësit e bizneseve të industrisë së TIK-ut përgjatë vitit, dedikimi dhe arritjet e së cilëve luajtën rol të rëndësishëm drejt avancimit të aspekteve biznesore të botës së TIK-ut, qofshin ato organizata, institucione, agjenci ose ndërmarrje individuale, të sektorit privat apo publik.

Artikulli paraprakSHPALLJA E MARTIRËVE, GRETA BARDELI FALENDERON NUNCIN APOSTOLIK
Artikulli tjetërNË SHKODËR HAPET GALERIA MË E RE “ARKAPIA”