URBAN Ngërçi i krijuar mes Bashkisë Shkodër dhe Shoqërisë së Tranportit Urban tani duket se ka gjetur një zgjidhje, vecanërisht për kategorinë e invalidëve.
Kjo bëhet e ditur nga vetë Nënkryetari i Bashkisë Shkodër Dritan Meta .Sipas tij kjo kompani duhet që ti nënshtrohet ligjit sepse shoqata e invalidëve e meriton këtë shërbim të garantuar me ligj. Disa herë shoqata e invalidëve të shkodrës e ka ngritur zërin për këtë problem pasi nuk i mundësohej falas ky shërbim i cili është tejet i domosdoshëm për ta. Por drejtuesit e bashkisë garantojnë se është gjetur gjuha e përbashkët mes palëve dhe ky shërbim po vijon normalisht. Shoqëria e Tranportit Urban ka zhvilluar greva për pasojë e mos respektimit të kërkesave drejtuar Bashkisë Shkoder.