Në një kohë që qyteti I Shkodrës vijon të jetë nën pushtetin e stoqeve të mbeturinave, një situatë më alarmante paraqitet në rrugën “Et’hem Kazazi”. Kanali I papastruar prej vitesh kthehet në burim infeksioni gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta. Disa herë banorët kanë kërkuar nga bashkia Shkodër që të bëjë aksione pastrimi dhe kanali të kthehet në funksion por në këto 30 vite nuk ka patur ndërhyrje.
Në këtë zonë, ndryshe nga një vit më parë nuk ëshët kryer as procesi I dezinsektimit për të mbrojtur banorët e zonës nga insektet që mblidhen përreth kanalit. Një tjetër problem në këtë zonë është edhe amortizimi I rrrugës. Në 30 vite kjo zonë nuk ka njohur asnjë investim nga institucionet përgjegjëse duke I lënë dhjetëra familje të jetojnë në kushte të jashtëzakonshme.
Pavarësisht së shumica perj tyre taksapagues të rregullt, taksat e tyre nuk janë përkthyer në investime domethënëse nga bashkia Shkodër. Inspektimet e vetme në këtë zonë kryhen vetëm gjatë fushatave elektorale, kur kandidatët I premtojnë banorëve investime në këmbim të votës, por që asnjëherë nuk e kanë mbajtur fjalën.