Prej disa vitesh drejtues të bashkisë Shkodër në prag fushate elektorale dhe në mbledhje të këshillit bashkiak trumbetojnë me të madhe se investimet në rrugët dytësore janë në fokusin e punës sonë.

Megjithatë ditët dhe muajt kalojnë dhe shumë prej tyre si në qëndër dhe në periferi të qytetit paraqiten në gjendje mjaft të rëndë dhe krejtësisht të amortizuara.Rrugët dytësore ndër më problematiket janë ato tek vendi i quajtur “Shtëpitë e Bujqve” të cilat janë njëra pas tjetres.Në këto tre rrugë situata nuk është aspak e mire, pasi nuk ka shtresë asfalti cka sjell shqetësime për komunitetin aty të cilët disa herë e kanë ngritur zërin por nuk kanë gjetur zgjidhje.Pak më tutje në lagjen Kiras janë dy rrugët ajo e “ Mendafshit ” dhe tjetra është rruga e “Manadave”. Në këto dy rrugë banojnë afro 150 familje të cilat gjatë dimrit kanë problem nga shiu e ndërsa në stinën e verës nga pluhuri si shkak i mungesë së asfaltit.Në fakt premtimet për këto dy lagje kanë qënë të shpeshta nga Bashkia Shkoder sidomos në kohë fushatash elektorale por deri tani kanë rezultuar false.Një tjetër rrugë e cila disa herë është kthyer në temë të nxehtë debatesh nga këshilltarët e bashkisë ështe edhe ajo “Luguçezme” në qëndër të Shkodres.Banorët e kësaj lagje përballen cdo ditë me pluhurin dhe gropat që mbizotërojnë në këtë zonë.Rrugë e shkatërruar, gropa të hapura dhe asnjë metër segmet i kësaj rruge i asfaltuar është panorama që të ofron në pamje të parë kjo rrugë.Sic duket kjo situatë në të cilën kalojnë ditët, rrugët e Shkodrës vijojnë të jenë prezente kështu edhe për një afat akoma të papërcaktuar.Ky problem nuk është i ri por një fenomen i trashëguar, kjo për një sërë arsyesh të ndryshme që kanë ndikuar në investimet publike.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT CIVILE DHE ZJARRËFIKËS KONTROLLE NË PIKAT E SHITJES SË GAZIT
Artikulli tjetërTË SËMURËT ME ZEMËR, TË RREZIKUAR NGA TEMPERATURAT E LARTA