Gjendja në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet në përgjithësi normale përveç situatës në njësitë Administrative Malore.
Vazhdon rënia e reshjeve të bores në pjesën malore të Bashkisë së Shkodrës por deri në pjesën më të ultë të territorit.Kalimi është i vështirë në territorin malor dhe rruga Prekal-Theth është e bllokuar në segmentin rrugor të Malit të Shoshit.
Rruga për në fshatin Bruçaj, NJA Pult është e bllokuar.Po ashtu të bllokuara janë edhe rruga e fshatit Mazrek dhe Shpor në NJA Gur i Zi.Furnizimi me energji elektrike paraqitet normal përveç ndërprerjes se përhershme në disa fshatra të NJA Pult.
Procesi mësimor ka vazhduar rregullisht në pjesën më të madhe të territorit, në disa shkolla me numër të reduktuar nxënësish. Përjashtim bëjnë shkollat në NJA Shalë, Pult dhe Shosh ku procesi është i ndërprerë tërësisht me ndonjë përjashtim të vogël.
Rrjetet e tjera te shërbimeve publike kane funksionuar normalisht.Nuk kemi patur raste të emergjencave mjekësore për ditën e sotme.Në NJA Pult është lajmëruar bllokimi apo nevoja e disa fermerëve për bazë ushqimore për kafshët.
Bazuar në informacionet e IGJEUM, vlerësojmë se me vazhdimin e reshjeve si dhe për shkak rritjes së pritshme të temperaturave gjate ditëve të ardhëshme, mund te kemi prurje të mëdha në bazenet ujëmbledhës të lumenjëve Drin e Buna.
Duke parashikuar edhe shkarkimet e mundëshme nga hidrocentralet, mund të krijohet probleme në disa fshatra të NJA Gur i Zi, Ana e Malit dhe Dajç të Bashkisë Shkodër. Po ashtu edhe përrenjtë malorë mund te kenë prurje te mëdha, gjithmonë sipas parashikimeve edhe nga IGJEUM.
Për sa më sipër, mendojmë se KESH, që bën menaxhimin e digave të HEC-eve, duhet të ketë një plan- protokoll veprimi, i cili duhet të parandalojë sa më shumë të jetë e mundur problemet që mund të krijohen nga shkarkimet.
Njëkohësisht, vleresojmë njoftimin e pandërprerë, periodik dhe në kohën e duhur të Bashkisë Shkodër nga ana juaj, për të bërë njoftimin e popullsisë dhe për të minimizuar maksimalisht dëmet e pritshme të mundshme nga një situatë që ne dëshirojmë ti paraprijmë në mënyrë parandaluese.Bashkia Shkoder vazhdon te këtë ne gatishmëri mjete teknike dhe burime njerëzore për sigurimin e shërbimeve publike normalisht.