Bashkia e Shkodrës vazhdon aktivitetet sensibilizuese për mbrojtjen dhe pastrimin e mjedisit në territorin e vet. Ditën e sotme në fokus ka qenë Lulishta e Pazarit, moloja dhe rruga nga Ura e Bunës në Shirokë. Nismës së Bashkisë së Shkodrës i janë bashkuar institucionet e varësisë por edhe institucione të tjera të varësisë qendrore.
Sipas planit të përgatitur nga Bashkia e Shkodrës, vëmendje po tregohet sidomos për zonat me frekuentim të lartë që banorëve dhe turistëve, si sitet arkeologjike, akset kryesore të qarkullimit të mjeteve dhe qytetarëve, bregu i liqenit dhe brigjet e lumenjve etj.