Informacion paraprak, në lidhje me zjarrin e rënë në fshatin Kaprre të Njësisë Administrative Shalë.

Një zjarr është shfaqur rreth orës 14:00 në fshatin Kaprre në Njësinë Administrative Shalë në territorin e Bashkisë së Shkodër.
Me të marrë njoftimin për zjarrin e rënë, specialistë të Njësisë Administrative, banorë të zonës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe Shërbimit Pyjore ndodhen atje për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Situata po monitorohet hap pas hapi me qëllim që të mos ketë përhapje të vatrës së zjarrit dhe dëmtimit të banesave, të cilat nuk kanë asnjë rrezikshmëri.

Në koordinim të plotë me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile po monitorohet situata, ku nësë është e domosdoshme mund të bëhet edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve.

Artikulli paraprakANDI EFOVIA, SIPËRMARRËSI QË DHA DONACION PËR SHKOLLAT NË FILIPINE
Artikulli tjetërHASANI TAKIM ME AMBASADOREN E AUSTRISË NË TIRANË