Postimi i Bashkisë Shkodër në faqen zyrtare në Facebook:
“Bashkia Shkodër njofton të gjithë qytetarët që kanë zënë Hapësirat Publike – Stacione Plazhi dhe nuk kanë nënshkruar kontratë me Bashkinë Shkodër, t’i lirojnë brenda 3 (tre) ditëve në mënyrë vullnetare këto hapësira. Në rast të kundërt, Bashkia Shkodër në bashkëpunim me të gjitha institucionet ligjzbatuese vendore dhe qendrore, përfshirë Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Drejtorinë e Hetimit Tatimor të Shkodrës, Krimin Ekonomik, Policinë e Shtetit, etj., do të bëjë lirimin e këtyra hapësirave, pronë të Bashkisë Shkodër. Paralajmërojmë se fillimi i këtij aksioni do të rrezikojë konfiskimin e shezlloneve të vendosura në menyrë të paligjshme, nga institucionet që e kanë për detyrë konfiskimin e mjeteve të punës të një sipërmarrjeje të pa ligjshme. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe lirimin vullnetar të Hapësirave Publike – Stacione Plazhi të pakontraktuara dhe të papaguara nga ana juaj.”
/ Star Plus TV /