Bashkia e Shkodrës organizoi shpërndarjen e paisjeve shkollore dhe mjeteve për fillimin e vitit të ri shkollor 2017 për fëmijët dhe familjet në vështirësi ekonomike e sociale.Këtë vit për të parën herë janë identifikuar të gjithë fëmijët e komunitetit Rom të cilët janë regjistruar të gjithë në shkollat dhe kopshtet publike.
Këto aktivitete po zhvillohen në bashkërendim me UNDP dhe ARSIS me synim fuqizimin e këtij komuniteti dhe integrimin e tyre në jetën sociale, edukative ekonomike. Bashkia ka marrë masat e nevojshme për ndjekjen e procesit të edukimit dhe integrimit të këtyre fëmijëve në shkolla, duke siguruar mbështetjen me pajisje shkollore, çanta, libra, fletore e materiale didaktike.
Gjithashtu janë vënë në dispozicion mësues mbështetës për fëmijët e komunitetit me synim mbështetjen e fëmijëve në rezultatet mësimore. Deri tani numri i fëmijëve të regjistruar për në shkollë është 72 dhe numri total i fëmijëve të identifkuar për kopësht është 33.