Bashkia e Shkodrës vazhdon punën për lirimin e hapësirave publike. Policia Bashkiake ka ndërhyrë në lagjen “Rus” në segmetin nga sheshi “Demokracia” deri tek sheshi pranë monumentit të Prek Calit në Shkodër për lirimin e trotuareve nga tregtarët ambulantë. Nën kryetari I bashkisë Ardit Qylybyli tha se pas lirimit, kjo zonë do të monitorohet çdo ditë.

Nën kryetari Qylybyli u përball edhe me kundërshtime nga tregtarët ambulantë.

Duke filluar nga dita e enjte, të gjithë tregtarët ambulantë të cilët nuk lejohet më të shesin në rrugë do të priten në bashkinë Shkodër për tu konsultuar në lidhje me mundësinë e krijimit të një tregu të ri të përshtatshëm për ta.

 

Artikulli paraprakKËSHILLI STUDENTOR KËRKESË MINISTRISË PËR RRITJEN E BUXHETIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA DREJT AUSTRISË, JOSA: MERKATO MOMENT I VËSHTIRË