Bashkia Shkodër ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen me Ministrinë e Drejtësisë për ngritjen e një mekanizmi për zbatimin e kodit të drejtësisë penale për të miturit dhe ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve. Tonin Deda, nënkryetar i bashkisë Shkodër bën me dije se zbatimi i marrëveshjes do të nisë nga qendrat komunitare për familjen.
Nënkryetari Deda shton se aktualisht bashkia Shkodër po trajton disa raste të fëmijëvë në konflikt me ligjin.

Në këtë tryezë, ishin të pranishëm të gjithë faktorët, në nivel vendor e qendror, përfaqësues të shoqërisë civile, mbështetës e donatorë, duke dhënë shembullin e gjithëpërfshirjes në interesin më të lartë të të miturve.

Tryeza kulmoi me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit shumëpalësh ndërmjet Bashkisë Shkoder, institucioneve ligjzbatuese, autoriteteve të drejtësise, dhe shërbim-ofruesve pergjegjes që veprojnë ne Shkodër.

 

Artikulli paraprakPOLICIA APEL TIFOZËVE: SILLUNI SI EVROPIANË, OSE DO PËRBALLENI ME LIGJIN
Artikulli tjetërSHKODËR, E MOSHUARA PLAGË TË RËNDA NGA ZJARRI