PLEPAT NË HYRJEN E QYTETIT, PRITET PRERJA DHE ZËVENDËSIMI I TYRE. Bashkia Shkodër ka nisë të marrë masat e para për plepat afro 50-vjeçar që ndodhen ende në parkun në hyrje të qytetit të Shkodrës. “Star Plus” para pak ditësh përmes një kronike paralajmëroi se plepat në parkun pranë pedonales në hyrje të qytetit janë të rrezikshëm qoftë për shëndetin e njerëzve e po ashtu mund edhe të rrëzohen nga momenti në moment duke qenë se janë totalisht të kalbëzuar.

Menjëherë pas shqetësimit të ngritur nga “Star Plus” Bashkia Shkodër është vënë në lëvizje. Fillimisht zyra për shërbimet publike që mbulon këtë sektor ka kontaktuar supervizorin Behar Fejza i cili administron gjelbërimin e po ashtu edhe mbjelljen e pemëve. Menjëherë specialistët përkatës kanë bërë një verifikim në terren duke u njohur me situatën dhe duke parë afro 20 plepa në parkun e hyrjes të qytetit të cilët janë një kërcënim serioz për qytetarët. Pas verifikimit përgjegjësi i shërbimeve publike në Bashkinë Shkodër fatbardh Kuçi përmes telefonit konfirmoi për “Star Plus” se në ditët në vijim do të merren masa të tjera nga ku pritet prerja e atyre plepave të rrezikshëm dhe zëvendësimi i tyre me lloje të tjera pemësh. Para pak ditëve specialisti në drejtorinë rajonale të pyjeve Zeqir Ujka deklaroi se plepat në hyrje të qytetit ndikojnë negativisht tek shëndeti i njërëzve, sidomos për alergjikët. Po ashtu Ujka tha se në çdo moment ato plepa të mbjellur që para rreth 50 viteve tashmë e kanë kryer funksionin e tyre dhe se janë plotësisht të kalbëzuar ndaj prerja e tyre duhet bërë në mënyrë emergjente nga ana e Bashkisë Shkodër dhe zëvendësimi me lloje të tjera pemësh. Në të kundërt inxhinieri Ujka u shpreh se plepat mund të rrëzohen duke marrë edhe jetë njerëzish. Duket se një rrezik i tillë do të eleminohet duke qenë se Bashkia Shkodër premtoi për prerjen dhe zëvendësimin e tyre.

[iframe width=”100%” height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/irExE-1itPI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMUNGESA E VIJAVE TË BARDHA, QYTETARËT NUK KANË KU TË ECIN
Artikulli tjetërHISTORIKE, SEANCA PLENARE ZGJAT 16 MINUTA