Shërbimet publike në qytetin e Shkodrës vijojnë të bien pre e përsonave të papërgjegjshëm të cilët nuk kursejnë asgjë, një pjesë e tyre për ta shitur për skrap e ndërsa një pjesë tjetër i dëmtojnë në mënyrë të qëllimshme pa asnjë përfitim . Pre e vandalizmit kanë qënë stolat e lulishteve të qytetit, vjedhja e kapakeve te pusetave,
vazot dekorative dhe koshat e mbetjeve për të cilët star plus transmetoi pak ditë më parë një kronikë se si koshat janë rrëzuar përtokë dhe dëmtuar në fshatin Hot i Ri. Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë Shkodër Alfred Luleta thotë se kostoja për bashkinë ka qënë e konsiderueshme teksa i ka ribërë thirrje qytetarëve që të mbrojnë investimet e përbashkëta
Luleta thotë se bashkëpunimi me organet e policisë dhe organet e drejtësisë ka funksionuar pasi në disa raste këto persona janë vënë përpara përgjegjësisë, duke u proceduar dhe njëkohësisht duke paguar dëmin e mallit me vlerën reale
Vitet e fundit Bashkia e Shkodrës është kthyer jo vetëm në investues, por edhe riparues i dëmtimeve që kryhen në zona të ndryshme nga persona te papërgjegjeshëm. Te gjitha keto investime e po ashtu edhe riparimet e tyre behen me taksat qe vjelen nga pushteti vendor ne xhepat e qytetareve prandaj ka ardhur momenti qe te ndalojme kete fenomen i cili ndikon negativisht qofte ne imazhin e qytetit po ashtu edhe ne financat e qytetit.