Në ditën e tretë të kaosit të krijuar në hyrje të qytetit të Shkodrës, Bashkia Shkodër me anë të një njoftimi për shtyp i ka kërkuar ndjesë publike të gjithë qytetarëve për situaten e krijuar dhe pa asnjë shpjegim të askujt në hyrje të qytetit të Shkodrës
për shkak të punimeve që po kryhen në riparimin e urës së bahçallekut. Në njoftimin për shtyp, Bashkia Shkodër shkruan “Bashkia Shkodër po ndjek me shqetësim kaosin e krijuar nga punimet që po kryhen në Urën e Bahçallekut dhe i kërkon ndjesë qytetarëve për radhët e trafikut të krijuara në këto temperatura të larta. Por, sqarojmë qytetarët se Bashkia Shkodër nuk është vënë në dijeni nga ARRSH(Autoriteti Rrugor Shqiptar) për asnjë moment për punimet që po kryhen. Në lidhje me këtë çështje, Bashkia Shkoder i është drejtuar edhe institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, për zgjidhjen e shpejtë të këtij kaosi. Ftojmë qytetarët që për të shmangur radhët dhe trafikun të frekuentojnë segmentin “Shkoder – Guri Zi”- përfundon njoftimi për shtyp i Bashkisë së Shkodrës, e cila ka ftuar qytetarët e Shkodrës që deri në një moment të dytë të qarkullojne në segmentin Rrugor, Shkodër – Guri i Zi – Mjede për të udhëtar drejt Tiranës dhe anasjelltas.