Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë vijuar fushatën ndërgjegjësuese kundër kultivimit të bimëve narkotike në territor. Në takimin e rradhës, të drejtuar nga nënkryetari i Bashkisë Arben Gjuraj, kanë qenë të pranishëm administratorë, kryetarë të fshatrave dhe punonjës të policisë nga njësitë administrative Shalë, Shosh, Pult, Postribë dhe Rrethina.

Si përfaqësues i DVP Shkodër ka qenë shefi i Komisariatit z. Ilir Dedja.

Fushata ndërgjegjësuese është një detyrim ligjor në funksion të minimizimit deri në zhdukje të këtij fenomeni negativ për ata që e kultivojnë por edhe përdoruesit e kanabis sativa.
Takime të tilla informuese prej 2 ditësh po zhvillohen në njësi të ndryshme administrative.

Artikulli paraprakSHKODËR , RRUGA DOBRAÇ I RI E PARIKONSTRUKTUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, VRASJET E GRAVE, SHOQATAT: SHTETI I PAFUQISHËM