Bashkia Shkodër pret që të miratojë buxhetin për 2017-ën në fund të këtij viti në mënyrë që të mos krijohet asnjë ngërç financiar në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Nënkryetarja e bashkisë Emilia Koliqi thotë se puna për buxhetin ka nisur. E pyetur për anën ekonomike të këtij viti, nënkryetarja Koliqi shprehet se ka patur mungesë fondesh për transfertat e reja që i janë deleguar pushtetit vendor. Nënkryetarja e bashkisë tregon edhe disa prej vështirësive . Shkodra është ndëshkuar edhe me mungesën e investimeve. Në fund të dhjetorit pritet që në këshillin bashkiak të Shkodrës të paraqitet buxheti i 2017-ës për miratim për mos ta lënë të miratohet në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Artikulli paraprak“PRODHIM NARKOTIKËSH”, ARRESTOHET 47-VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetërKANCERI I GJIRIT, MAMOGRAFIA E LËVIZSHME NË KOPLIK