Drejtoria e Shërbimit Social pranë bashkisë Shkodër ka strehuar në ambientet e konviktit Safet Spahiu familjen Thana me 6 anëtarë
, e cila deri në fillim të këtij muaji ishte e pastrehë. Kryefamiljari Marjan Thana tregon vështirësitë që ka hasur si dhe ndihmën që i është dhënë nga ana e Shërbimit Social. Përsa i përket ambientit dhe hapësirës së vënë në dispozicion, Marjani është i kënaqur me ndihmën që i është ofruar. Familja Thana ka 4 fëmijë të mitur, ku më i vogli është vetëm 17 muajsh, ndërsa mundësitë ekonomike janë të pakta. Aktualisht bashkia Shkodër ka marrë përsipër punësimin e të dy prindërve si dhe regjistrimin e frekuentimin e ambienteve mësimore nga ana e fëmijëve deri në krijimin e autonomisë së kësaj familjeje për të jetuar jashtë qendrës së emergjencës.