Në bashkinë Shkodër është zhvilluar takimi informues dhe ndërgjegjësues në mbështetje të arsimit parauniversitar në institucionet publike. Bursat nën administrimin e bashkisë Shkodër do të shpërndahen tek nxënësit përfitues të disa kategorive të përcaktuara në VKM. 666. Brisela Kadija, kryetare e këshillit bashkiak Shkodër vuri theksin tek bashkërendimi I punëve në nivel lokal dhe qendror.

Jona Leqejza, anëtare e Këshillit Bashkia, listoi kategoritë ku nxënësit mund të shpallen përfitues të bursës.

Drejtorë të institucioneve përgjegjëse, bashkëpunëtorë në këtë këshill të ri për shpërndarjen e bursave mbajtën qëndrimet e tyre mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe orientimit të të rinjve në arsimin professional.

Mbledhja e informacionit dhe aplikimi për bursat në institucionet e arsimit parauniversitar përfundon në muajin nëntor.

 

Artikulli paraprakNIS RIPARIMI I DËMTIMEVE NË SHESHIN E STADIUMIT “LORO BORIÇI”
Artikulli tjetërRIKTHEHET UJI I PIJSHËM NË MALI KOLAJ TË VELIPOJËS