Si çdo vit tjetër, bashkia Shkodër ka publikuar aktivitet që do të organizohen në kuadër të Javës së Pavarësisë. Brunilda Lleshi, përgjegjëse e Artit dhe Trashëgimisë Kulturore në bashkinë Shkodër prezantoi aktivitetet të cilat do të shtrihen nga dita e shtunë datë 20 nëntor deri në 28 nëntor, ditën e pavarësisë.
Pas shumë vitesh si shkak I masave në fuqi për shkak të pandemisë COVID-19, nuk do të organizohet Maratona e Pavarësisë e cila organizohet nga bashkia Shkodër dhe Komuna Ulqin.