Postimi i Bashkisë Shkodër
✅Regjisorët, Driada Dervishi, Kuniaki Ida, Fatos Berisha, Kozeta Bakiu, janë shpallur fitues të thirrjes së hapur nga Teatri “Migjeni” për projektet e reja që do të vihen në skenë.
▶️Driada Dervishi është një ndër regjisoret më të mira në tregun artistik. Ajo mban shumë suksese dhe tituj me vete. Në Teatrin “Migjeni” do te sjellë një komedi shumë te suksesshme të bere dhe film së fundmi nga regjisori Francois Ozon.
▶️Kuniaki Ida është një regjisor nga Japonia i diplomuar dhe i specializuar për Teatër dhe Opera. Sukseset e tij janë botërore dhe në Teatrin “Migjeni” do të sjellë kryeveprën e Brehtit “Opera për tre groshë”.Do të jetë një shfaqje madhështore ku do të perfshihet banda muzikore, kërcimtarë, kengetarë dhe sigurisht aktorët e Teatrit.
▶️Fatos Berisha rikthehet pas dy bashkepunimeve me teatrin “Migjeni” , shfaqjeve “Black box” dhe “Dhoma e pritjes”. Ai e njeh mirë trupën e teatrit dhe këtë herë do ti shikojme ata ndryshe në një komedi te zezë te autorit bullgar Hristo Boychev.
▶️Për femijët ka fituar një ndër kryeveprat botërore e Roald Dahl “Matilda”. Një muzikal për spektatorin e vogël aq të dashur për teatrin. Suksese artistëve 👏👏