Rruga e Darragjatit në Njësinë Administrative Dajç të bashkisë Shkodër, po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë. Një aks i rëndësishëm që i shërben 11 fshatrave të zonës dhe shkurton me 6 kilometër distancën me qytetin e Shkodrës. Është një investim i bashkisë Shkodër me një vlerë 18.8 milion lekë.
Rikonstruksioni i rrugës së Darragjatit në njësinë Dajç është një kërkesë prej kohësh e banorëve të zonës për shkak të amortizimit të atij segmenti rrugor që tashmë mundësohet nga bashkia Shkodër.