Bashkia Shkodër ka nisur riparimin e stolave në pedonalen e “Molos” në hyrje të qytetit. Janë mbi 80 ulëse që janë dëmtuar, ku në pjesën më të madhe shkaktare ka qënë dora e njeriut, e cila nuk ka kursyer as këtë investim publik. Raste që po bëhen të përsëritura, pasi edhe në muajin dhjetor të vitit të kaluar, u krye një tjetër riparim i tyre. Drejtori i shërbimeve publike në bashki, Alfred Luleta ju bën thirrje qytetarëve t’i mbrojnë këto investime, pasi të gjitha realizohen me paratë e tyre si taksapagues dhe çdo ndërhyrje shtesë, rrit kostot.

Një apel Luleta e ka edhe për organet ligjzbatuese që të vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve jo qytetare.

Dëmtimet e investimeve publike mbeten një shqetësim serioz për Bashkinë Shkodër, e cila ju ka bërë thirrje të vazhdueshme qytetarëve që të mbrojnë pronën e përbashkët dhe të denoncojnë cdo rast që konstatojnë. Riparimi i tyre ndikon që të rriten shpenzimet dhe ato para mund të përdoren për të tjera nevoja që ka territori, qofshin shërbime apo investime të reja.

 

Artikulli paraprakMATURANTËT MBJELLIN PEMË PËRPARA SE TË EMIGROJNË
Artikulli tjetërTONIGHT – MARK BABANI