Nënkryetari i bashkisë Shkodër Onid Bejleri e cilësoi tejet të rëndësishëm rrugën adriatiko-joniane nga Muriqani në Lezhë e cili sipas tij do t’i japë shumë zhvillim Shkodrës.

Drejtorja e mjedisit në bashkinë Shkodër Aida Shllaku shprehu shqetësimin e mungesës të një lidhje të fortë të rrugës Muriqan-Lezhë me Shkodrën por kjo sipas ekspertëve duhet menduar nga vetë bashkia për të qenë në harmoni me aksin adriatiko-jonian.

Rruga adriatiko-joniane Muriqan-Lezhë cilësohet si një investim i rëndësishëm duke qenë se pritet që ta kthejë Shqipërinë e veriut në një pikë kyçe për lidhjen me Europën.

Artikulli paraprakELIMINIMI I VLLAZNISË NË FOKUS TË “STAR SPORT”
Artikulli tjetërÇUPI: AVOKATI I POPULLIT TË ANGAZHOHET PËR VENDOSJEN E MINIMUMIT JETIK!