Bashkia e Shkodrës ka hartuar një projekt- ide të cilin ia ka paraqitur zv ministrit të Shqipërisë si dhe kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.
Ky projekt sipas kryebashkiakes Voltana Ademi ka të bëjë që rruga nga Zig-Zagu deri tek stadiumi “Loro Borici” të kthehet në një zonë BID, tip pedonaleje të mirëfilltë me qëllim që ajo zonë të marrë një transformim të ri tani me ndërtimin e stadiumit. Sipas Ademit është propozuar që rruga “Hamz Kazazi” që nis nga Zig-Zagu e përfundon tek Stadiumi të rikualifikohet për ti dhënë një fuqi ekonomike dhe zhvillim asa zone. Ndërkohë e pyetur në rast se ka marrë përgjigje nëse do të jetë bashkia e shkodrës administratorja e stadiumit kryebashkiakja preferoi që të mos japë më shumë detaje duke thënë se kjo cështje mbetet në kuadrin e diskutimit dhe bashkëpunimit.