Pas publikimit të rastit të Diana Bahcja, nëna lehonë që përfundoi në burg për një gjobë të papaguar 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj, drejtoria e shërbimit social në Bashkinë Shkodër u sensibilizua me rastin në fjalë.
Punonjësit e këtij sektori pasi panë nga afër kushtet në të cilat jeton kjo familje, në bashkëpunim me shoqatën “Shpresë për botën” dhe Food Bank mundësuan dërgimin e një karroce dhe krevati për foshnjën, pako ushqimore, higjeno -sanitare, veshje dhe një lavatriçe. Duke falenderuar këdo që është sensibilizuar me rastin e kësaj familje, Bashkia Shkodër bën me dije se do të vijojë të ndjekë nga afër gjendjen e familjes Bahçja.

Artikulli paraprakALIBEAJ PREZANTON KANDIDATIN E PD NË MIRDITË
Artikulli tjetërNIKOLLA PRET SEKRETARIN PËR MARRËDHËNIET ME SHTETET DHE ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE TË VATIKANIT!