Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, me rastin e muajit të Ramazanit, ka shtruar një iftar. Kryebashkiaku Spahia ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen, ndërsa ka evidentuar vlerat që shpalosen gjatë muajit të Ramazanit, mes të cilave solidariteti me njëri- tjetrin dhe forcimi i besimit në Zotin.

I pranishëm në këtë sofër vëllazërore ishte dhe përgjegjësi i myftinisë Shkodër, Arben Halluni, i cili ka falenderuar kryebashkiakun Spahia për shtrimin e iftarit, duke vijuar kështu një traditë tashmë të konsoliduar nga Bashkia e Shkodrës.

Muaji i Ramazanit, iftaret që organizohen përgjatë tij, janë tregues i harmonisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në me individëve e institucioneve, vlera që e kanë evidentuar Shkodrën në të gjitha etapat e zhvillimit të saj.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, “POEZITË E YUNUS EMRE MËSIM JETE”
Artikulli tjetërBASHKIA: TË ENJTEN LIROJMË PEDONALEN “KOLË IDROMENO”