Iftari tradicional i Ramazanit, i organizuar nga Bashkia Shkodër ka mbledhur të gjithë së bashku në sofrën e iftarit të thirrur nga Kryetari i Bashkisë Shkodër. Përfaqësues të Myftinisë Shkodër, drejtues vendorë, miq dhe të ftuar të kryebashkiakut kanë marrë pjesë në këtë iftar që është një traditë për bashkinë Shkodër. Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Benet Beci vuri theksin tek rëndësia e këtij muaji të shenjtë.
Sofrat e iftarit, përcjellin mesazhe harmonie dhe solidariteti mes njeri – tjetrit, e në këtë frymë të bashkëpunimit dhe hamonise mes të gjithëve ka qënë edhe iftari I shtruar nga Bashkia Shkodër që vjen pak ditë para festës së Fiter Bajramit.
https://youtu.be/v6VlycwgSWQ