Bashkia e Shkodres e ka ruajtur traditen e shtrimit të një Iftari me besimtaret muslimane, në kuadër të muajit të madhërueshëm të Ramazanit.

Të mbledhur në një nga lokalet e qëndrës së qytetit verior, drejtuesit më të lartë të Bashkisë Shkodër, së bashku administraten e këtij institucioni, kane dedikuar këtë mbremje besimtarëve muslimanë në kuadër të këtij muaji të madhërueshëm. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, gjatë fjalës së saj për të pranishmit evidentoi vlerat dhe rëndësinë e këtij muaji për besimtarët muslimanë, duke vene theksin edhe ne harmoninë fetare që ekziston në Shkodër. Përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër, Arben Halluni, vleresoi Bashkinë Shkodër për angazhimin e saj në për shtrimin e ketij yftari i cili është kthyer në traditë në Shkodër. Në këtë yftar, kanë qënë prezent këshilltare të Bashkisë Shkodër, Kryetari i Këshillit Bashkiak Xhemal Bushati , Kryetarja e Qarkut Greta Bardeli, si dhe deputete te kampeve te ndryshme politike duke dhene nje mesazh harmonie dhe solidariteti mes njeri – tjetrit pavarësisht ndasive politike.

Artikulli paraprakFAMILJET SHKODRANË VIJOJNË TË KONSUMOJNË USHQIME TË PAKONTROLLUARA
Artikulli tjetër30 VJEÇARI I HUMBUR, POLICIA SËRISH APEL QYTETARËVE