Bashkia Shkodër njofton të gjithë subjektet që operojnë në territorin e bashkisë Shkodër se bazuar në VKB nr.1, datë 22.01.2016 “Për taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Shkodër”, të ndryshuar, detyrimet duhet të ishin paguar deri më datë 30 qershor 2023.
Referuar Sistemit të Integruar të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Shkodër, subjektet/individët që nuk kanë paguar detyrimet për taksat dhe tarifat vendore si dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë duhet të shlyejnë detyrimet deri me datë 1 Tetor 2023.
Në të kundërt nga ana e Bashkisë do të nisë aplikimi i masave ligjore ndaj të gjithë debitorëve, në bazë të ligjit 9920, datë 19.05.2008 për “Proçedurat Tatimore” në Republikën e Shqipërisë, ligj ky i cili parashikon një sërë penalitetesh deri në konfiskimin dhe ndjekje penale, si masë penalizuese përfundimtare.
Bashkia Shkodër sqaron opinionin publik, se këto detyrime janë të mbartura nga vitet e kaluara dhe kanë krijuar një “gropë” financiare në buxhetin e të ardhurave të Bashkisë Shkodër, të ardhura të cilat përkthehen në investime për banorët e Bashkisë Shkodër.
Bashkia Shkodër garanton të gjithë banorët, se askush nuk do të dalë mbi ligjin, dhe të gjithë subjektet do të jenë të barabartë në pagesat e detyrimeve, duke mos toleruar askënd që kërkon të fshihet duke u bërë barrë për taksapaguesit e rregullt të bashkisë Shkodër.
Për çdo sqarim, mund të drejtoheni tek Drejtoria e të Ardhurave të Bashkisë Shkodër.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0Qrv7gsQYnaPGq5KkR6A2sHCqTz96HrSdiveGZzVxHXwrJSC7HpzF9qnm6BUse5uil&id=100044535185155

Artikulli paraprakDUHEN 84 VOTA, KUVENDI SHTYN RRITJEN E PAGAVE PËR GJYQTARËT E KUSHTETUESES
Artikulli tjetërPLAGOSI EFEKTIVIN E “SHQIPONJAVE”, BALLA REAGON PAS ARRESTIMIT TË AUTORIT