Ndërtimi i strehëzës provizore të qenve në Rrenc, nga Bashkia Shkodër ka sjellë edhe përmiresimin e situatës së qenve endacak në rrugët e qytetit. Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, ka inspektuar nga afër këtë strehëz e cila është vënë në funksion të plotë ndërkohë që është e paisur me kushtet e domosdoshme por edhe me mjekët veteriner në shërbim të katërputrakëve.
Kryetari i bashkisë, u shpreh se ka një situatë të përmirësuar ndjeshëm në rrugët e qytetit cka është evidentuar edhe nga qytetarët ndërkohë që pritet që të nis puna edhe për ndërtimin e strehëzës pranë ish repartit ushtarak.
Bashkia Shkodër që me nisjen e këtij viti e ka pasur në fokus të punës së saj pastrimin e rrugëve të qytetit nga qentë endacak të cilët ishin kthyer në rrezik serioz për banorët. Falë krijimit të të gjitha instrumentave nga Drejtoria e Bujqësisë e Bashkisë Shkodër është bërë mbledhja e tyre dhe strehimi pranë dy strehëzave që janë nën administrimin e bashkisë por duke vijuar edhe bashkëpunim me shoqatat që merren me mbrojtjen e katërputrakëve.
https://youtu.be/teOK6gzWvDc