I ftohti i këtyre ditëve ka detyruar edhe bashkinë Shkodër që të strehojë personat e pastrehë që jetojnë si endacakë. Katër prej tyre janë strehuar në konviktin “Safet Spahija”.
Një i pastrehë, Ali Puka shprehet se prej 5 vitesh jeton rrugëve ndërsa nuk ka asnjë mundësi as për t’u strehuar e as për të punuar ndërsa tregon historinë e tij të trishtë. Nga katër të pastrehët 3 prej tyre janë të gjinisë mashkullore dhe vetëm një është femër të cilët janë strehuar duke i shpëtuar të ftohtit dhe rrezikut të vdekjes.