Puna e parë në krye të bashkisë Shkodër për kryetaren e re Voltana Ademi duket se do të jetë lirimi i hapësirave publike që janë zënë në mënyrë të paligjshme në rrugët e qytetit të Shkodrës. Drejtori i të ardhurave tatimore në bashki Blendi Gjylbegaj përmes një deklarate për shtyp u bën thirrje bizneseve dhe tregtarëve ambulant që kanë zënë trotuare apo pjesë të tjera publike që t’i lirojnë ato brenda datës 30 gusht të këtij viti.
Në rast se vetë bizneset apo tregtarët ambulant nuk ndërmarrin masa do të jenë vetë strukturat e bashkisë tregon Gjylbegaj që do të mundësojnë lirimin e hapësirave publike.Prej kohësh “Star Plus” disa herë ka ngritur këtë shqetësim për zënien e hapësirave publike dhe tashmë vjen edhe reagimi zyrtar nga ana e bashkisë duke marrë përsipër përgjegjësitë e saj për nisjen e aksioneve për lirimin e trotuareve apo rrugëve të uzurpuara në mënyrë të paligjshme.