Përfundojnë punimet për rikonstruksionin e bllokut të pallateve “Osja i Falltores” në lagjen nr. 1 të qytetit të Shkodrës. Investimi i Bashkisë së Shkodrës me vlerë 1.9 milion lekë, ka bërë të mundur ndërtimin nga e para të infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore.
Po ashtu, kryebashkiakja Ademi ka njoftuar edhe fillimin e punës për riparimin e mirëmbajtjen e rrugëve të dëmtuara apo amortizuara nga agjentët atmosferikë gjatë dimrit, nga përmbytjet apo reshjet e borës në territorin e Bashkisë Shkodër.