Bashkia e Shkodrës bashkë me Ujësjëllës Kanalizime është duke kryer një fazë rehabilitimesh dhe sistemimi në rrjetin e ujësjellësit si në zonat turistike ashtu edhe në bashkinë e këtij qyteti.
Sipas Drejtori Teknik pranë Ujësjellës-Kanalizime Shkodër Lazër Pemaj lidhjet e reja të rrjetit do të bëjnë të mundur rritjen e sasisë së furnizimit me ujë për qytetarët.
Në zonat rurale aty ku ka probleme të theksuara me furnizimin me ujë, Pema deklaron se prejektet shumë shpejt do të vihen në zbatim, kjo falë bashkimit europian dhe fondit shqiptar për zhvillim.
Ndërkohë Pema thotë se vendosja e matësve të ujit të pijshëm ka ndikuar pozitivish pasi konsumatorët janë ndërgjëgjësuar dhe nuk e shpërdorojnë më ujin si vitet e kaluara.